Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj thotë se qytetarët janë të lirë të dalin pas orës 20:00, mjafton të mos ketë grumbullim njerëzish.
Ministri ka shpjeguar masat e reja kundër covid-19 që hynë në fuqi sonte.
“Po absolutisht po, liria e lëvizjes nuk është i kufizuar, është vetëm kufizimi i aktiviteteve biznesore. Disa janë të lejuara, ato esenciale dhe disa tjera. Nuk është ajo mbyllja klasike nëse ka pasur keqkuptime”, tha Zemaj për Kanal10.
“Esenca e kësaj është tejkalimi i grumbullimeve të panevojshme që i kemi pa. Rritja e numrit të infeksioneve na ka detyruar që t’i marrim këto masa. Fatkeqësisht në shumë sektorë s’ka pasur disiplinë”, theksoi Zemaj.
Por a është Prishtina në karantinë.
Zemaj thotë se ata nuk përdorin termin karantinë.
“Kufizim i lëvizjes së automjeteve dhe të atyre të atyre që nuk janë nga Prishtina vetëm ata që kanë nevoja të punëve të cilat janë te lejuara me masat në fuqi. As nuk mund të hynë e as të dalin deri të hënën në 5 të mëngjesit”, shpjegoi ai.