Sipas raportimeve të “Popart” thuhet se aktori i njohur Arben Derhemi dhe bashkëshortja e tij, Iva Korumi, kanë vendosur t’i japin fund martesës shumë vjeçare nga e cila kanë dhe një vajzë.
Ky divorc i mundshëm i aktorit me bashkëshorten, sërish sipas “Popart” thuhet se po vjen për shkak të tradhtisë së Arbenit.
Epo, lidhur me këto thashetheme korridori ka reaguar edhe vetë aktori, i cili as ka pohuar dhe as ka mohuar këto lajme, por thjesht ka sulmuar themeluesin e kësaj medie, Popi Kolën.
“Po si ka mundësi të jemi kaq gjakatarë…Unë e kuptoj që kur njeriu është i parealizuar dhe nuk di ç’seksi i përket akoma në moshën 40-vjeçare gjen mundësi nëpërmjet thashethemeve për t’u bërë personazh (për mirë apo për keq), por kur të gjithë kustitë mediatike (portalet) duan gjak…më bën përshtypje sa problem e kemi si racë e pastër arjane që jemi…Për të mira dhe gëzime”, shkruan aktori.