Kostana Morava është përfshirë në një debat të hapur kundër “Top Channel”, pas akuzave të saj për deformimin e intervistës dhe përdorimin e titujve të pavërtetë.
Sot, moderatorja pati një përballje me Nevina Shtyllën në “Wake up”, të cilën gazetari Olti Curri nuk e ka lënë pa komentuar, duke ironizuar kështu televizionin në një postim në InstaStory.
Ai shkruan: “Më në fund një debat pa skenar në Top Channel,” duke iu referuar debatit të sotëm mes Nevina Shtyllës dhe Moravës në programin “Wake Up”.
Curri gjithashtu ndau një pjesë nga përballja e drejtpërdrejtë që ndodhi në studio, duke theksuar ironikisht natyrën e pamodifikuar të situatës.