Afrona Dika ka rrëfyer të pathëna në vlogun e saj.
Modelja Afrona Dika u bë emër i njohur për publikun që prej lidhjes me këngëtarin Blero Muharremi.
Bukuroshja së fundi ka vendosur të fillojë me vlogun e saj, ku do të shpalosë detaje të panjohura nga jeta e saj.
Në videon e parë, Afrona tregoi se u lind dhe u rrit në Zvicër, teksa tregoi se cilat ishin pasionet e saj që prej fëmijërisë.
“Kam qenë katër vite në shkollën e aktrimit, gjithashtu kam luajtur edhe piano, muzikën e kam pasur shumë pasion, që shumë njerëz nuk e dinë këtë pjesë”, tha ndër të tjera ajo.
Po ashtu, Afrona tregoi se kishte marrë pjesë edhe në një kompeticion vallëzimi, ndërsa publikoi disa sekuenca të shkurtra nga ai./kosovarja