Këto ditë Bardhi ka qenë në qendër të vëmendjes. Pas publikimit të këngës së tij të re “Çikës tem”, në të cilën shpalosi detaje nga jeta e karriera profesionale dhe përmend problemet ekonomike, ka nisur një komentim i gjerë në rrjet.
Në këtë projekt këngëtari ka thumbuar edhe ish-menaxherin, duke thënë se edhe pas ndarjes nuk po e lënë rehat, duke ia bllokuar koncertet.
Por tashmë do të mësojmë versionin e plotë të historisë. Prive ka lajmëruar përmes një promoje se Bardhi sonte thyen heshtjen lidhur me lajmet për të.
“Emocion i madh, i papërshkrueshëm. Nja gjysmë ore s’kam mundur ta besoj hiç”, thotë ai në një moment që duket se i referohet lajmit të shtatzënisë.
Më pas vijon: “Unë kam qenë i njohur dhe më ka dhembur shpirti pse s’kam mundur unë t’ia siguroj ato”, ndoshta duke sqaruar kështu vargun e këngës ku thotë se “s’mund të blinte as vitaminat”.
Një deklaratë që duket se ka lidhje me ish-menaxherin thotë: “Problemet kanë nisur prej Big Brother”.