• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Monday, December 8, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Kjo familje kosovare po e sheh tmerrin me sy në Zvicër

by
November 7, 2020
in Uncategorized
0
Kjo familje kosovare po e sheh tmerrin me sy në Zvicër
0
SHARES
199
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ju kujtohet familja Halili?

Me emër sigurisht nuk mund ta kujtoni, por, kur të përmenden “trenerkat” dhe refuzimi i dhënies së pasaportës zvicerane, atëherë gjithçka është e qartë.

Pra, bëhet fjalë për familjen kosovare Halili nga Kantoni Baselland, të cilës me vite të tëra po u hidhet poshtë kërkesa për natyralizim.

Në rastin që pati bërë bujë para më shumë se një viti, ndër shkaqet e këtij refuzimi qe përmendur veshja “e papërshtatshme” e meshkujve të kësaj familjeje, gjegjësisht fakti se ata ecnin rrugëve të fshatit me rroba sportive (“trenerka” ose “tuta”).

Po ashtu atyre u zihej për të madhe se në disa raste te ta ishte ishte ndezuar sirena e autoalarmit dhe kjo kishte shqetësuar banorët e fshatit.

Ndërkohë edhe politikanë të kantonit e kishin problematizuar rastin, duke akuzuar asamblenë se merret me detaje banale për të gjetur pengesa kundër dhënies së pasaportës, familjes Halili.

Tash, rreth 18 muaj më vonë, Halilajt kanë realizuar një fitore të pjesshme.

I është njohur nënshtetësia zvicerane djalit të familjes, Meriton Halilit, shkruan “Basellandschaftliche Zeitung”.

Këtë vendim e ka marrë në fund të tetorit Ekzekutivi i Kantonit Baselland.

Për nënën e tij, Buqe Halilin, qeveria ka vendosur që edhe njëherë të votojë Asambleja e qytetarëve të Bubendorfit, ndërkohë që për kryefamiljarin, edhe vetë qeveria ka marrë vendim negativ.

Tash, ndërkohë që asambleja në fjalë është shprehur se do të pranojë vendimin e ekzekutivit, është familja ajo që do ta atakojë këtë vendim, duke kundërshtuar përjashtimin e kryefamiljarit nga procedura.

Kështu, Halilajt janë ankuar në Gjykatën Kantonale dhe për këtë kanë pajtuar një avokat.

Lidhur me votimin e bërë nga asambleja në maj të vitit 2016, gazeta merr vesh se ishte votuar me vota të fshehta për secilin anëtar veç e veç.

Me këtë rast, vetëm për njërin djalë, Meritonin, qe votuar pozitivisht.

Për Buqe Halilin (nënën) ndërkaq kishte qenë vetëm një votë më shumë kundër se pro.

Ajo që është po kështu interesante në rrëfimin për këtë familje është se kishin qenë pikërisht banorët e Bubendorfit të cilët në vitin 2005 kishin luftuar për t`i siguruar asaj qëndrimin në Zvicër, pasi që i kishte ardhur një vendim negativ nga Berna.

Atëbotë, në mbështetje të familjes ishin vënë shumë banorë ndërsa kisha e fshatit ia kishte «ndarë azilin», gjegjësisht i kishte strehuar ata në lokalet e veta.

Më në fund, në vitin 2006 autoritetet ishin dorëzuar dhe ia kishin njohur familjes lejen e qëndrimit.

Ndërsa kur kishte ardhur puna për të fituar edhe «pasaportën e kuqe», qytetarët sikur ishin zmbrapsur!

Nuk arrihet dot shumica e nevojshme për të natyralizuar Halilajt!

Në një numër komunash zvicerane, në zona rurale, për natyralizimin e të huajve dhe për çështje të tjera vendosin qytetarët me votë të drejtpërdrejtë, institucion që ndryshe njihet si “Asambleja e qytetarëve”.

Previous Post

Leonora Jakupi i shkruan djalit të Hashim Thaçit, ia thotë disa fjalë për babanë e tij

Next Post

Ky fustan i tejdukshëm ia zbulon krejt trupin Ryva Kajtazit

Next Post
Ky fustan i tejdukshëm ia zbulon krejt trupin Ryva Kajtazit

Ky fustan i tejdukshëm ia zbulon krejt trupin Ryva Kajtazit

Please login to join discussion
  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

December 3, 2025
Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

December 3, 2025
Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

November 26, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.