77-vjeçari, Sadik Memaj kishte dërguar fillimisht një letër te emisioni, ku vlerësonte maksimalisht të pranishmit, por e preferuara e tij ishte Tea.
“Përgëzoj të gjitha vajzat, në veçanti Tean.
Është shumë e pjekur, e përgëzoj për zgjedhjen”, tha Memaj.
Drejtuesit e emisionit menduan ta ftonin Memajn në emison.
Teksa po fliste nga vendi ku ulet zakonisht Arjan Konomi, i moshuari tha: “Emisionin e ndjek bashkë me plakën”, ndërsa pati edhe një vërejtje për të rinjtë: Duhet të dëgjojnë më shumë dhe të flasin më pak.
“E ndjek emisionin me gjithë plakën.
Ajo më thotë është lojë, unë i them është e vërtetë.
Ky emision më pëlqen shumë”, tha Memaj./indeksonline