Capital T dhe Adrola Dushi janë përfolur prej kohësh për një lidhje, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar atë hapur.
Megjithatë, fotot e tyre së bashku dhe detajet e tjera kanë lënë pak hapësirë për dyshime.
Sidoqoftë, duket se dyshja ende nuk i kanë bërë gjërat familjare. Babai i Capital T, Agim Ademi, në një intervistë për emisionin “Hambari” në Kanal 10, tregoi se djali i tij nuk ka sjellë ndonjë vajzë në shtëpi.
Kjo deklaratë ka ngjallur më shumë kureshtje rreth statusit të marrëdhënies mes dy artistëve.
“Ne nuk kemi nuse në shtëpi, e tjetër gjë është që kanë dalë disa foto dhe djali im mund të këtë ndonjë lidhje, sepse ai nuk është i mitur, dhe mund të gjejë gjithçka mbi jetën e tij që unë e mbështes deri në fund”, u shpreh Ademi.