Këngëtarja e njohur Fifi, disa ditë më parë bëri më dije për fansat se djali i saj nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Mirëpo sërisht ajo ka bërë një tjetër postim ku tregon se Theo Mal po del nga spitali.
Edhe pse ajo nuk ka ndarë detaje se si është gjendja e të voglit tani, në foton e shkrepur duket cdo gjë mirë. Në foton e publikuar shfaqet Fifi, partner i saj Adisi si dhe djali i tyre, në postim këngëtarja ka shkruar: “Dolëm ne,” teksa e gjithë familja duket e lumtur.
Kujtojmë që disa ditë më parë me anë të një fotoje të postuar në InstaStory, këngëtarja shfaqej ne një ambjent spitali dhe shkruante se djali i saj do ta kalojë edhe këtë pasi është i fortë. “Evlad, biri i mamit. Kalon edhe kjo se ti je i fortë, ma i fortë edhe se unë,” shprehet këngëtarja.
Theo Mal është fryt i dashurisë së saj dhe Adis Patushit, të cilët e nisën romancën e tyre 2 vite më parë, pas daljes së këngëtares nga Big Brother VIP. Ata nuk pritën gjatë për ta publikuar lidhjen e tyre dhe një vit më vonë u bënë prindër të vogëlushit i cili para pak kohësh bëri 1 vjeç.