Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka nisur përgatitjet për një projekt të ri që do të sjellë surpriza për publikun.
Ndërkohë që detajet për projektin ende nuk janë bërë publike, postimet e saj në rrjetet sociale sugjerojnë se një pjesë e xhirimeve do të jenë në natyrë, pasi ajo aktualisht ndodhet në veri të vendit duke punuar për këtë projekt misterioz.
Ndjekësit kanë filluar të aludojnë se projekti mund të përfshijë edhe aktoren Olta Gixhari, pasi ajo ka shoqëruar Arbanën në xhirime dhe ka postuar një foto në Instastory me komentin “S’po them gjë.
Ky mesazh ka shtuar kuriozitetin rreth mundësisë së pjesëmarrjes së Oltës në këtë projekt të ri, megjithëse asnjëra prej tyre nuk ka konfirmuar ende ndonjë detaj specifik.
Gjatë një interviste të fundit në programin “Oxygen” me Besim Dinën, Arbana foli për rikthimin e saj në ekran, duke lënë të kuptohet se publiku nuk do të presë gjatë për këtë projekt të ri.