Prej javësh në rrjet aludohej se Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli i kanë dhënë fund romancës së tyre.
Megjithatë u duk se këtyre aludimeve i dha fund Meritoni pasi postoi një foto në InstaStory ku mbështeste Ilnisën në rrugëtimin e saj të ri në televizion, por jo!
Pas një kërkimi që kemi bërë në llogaritë e tyre të Instagramit, Ilnisa dhe Meritoni nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.
Nuk dihet nëse ndarja e tyre është përfundimtare apo kemi të bëjmë me një krizë që çdo çift e kalon në periudha të ndryshme.