Sarah Berisha, blogerja e njohur dhe ish-banore e “Big Brother VIP”, ka ndarë detaje emocionuese nga marrëdhënia e saj me këngëtarin PM gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”.
Çifti duket se po planifikon të hedhë hapin e madh drejt bashkëjetesës, megjithëse ende nuk kanë vendosur për vendin ku do të jetojnë.
Sarah zbuloi se ata janë duke diskutuar opsionet mes Tiranës dhe Prishtinës, duke mos përjashtuar asnjërën si mundësi.
“Ky është një hap që mund të vijë shumë shpejt, por ende nuk kemi vendosur për vendndodhjen. Jemi duke e menduar të dyja opsionet,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se vendimi është shumë afër.
Duke folur për marrëdhënien e tyre, Sarah tregoi me humor se PM nuk është tipi i një romantiku klasik, megjithatë arrin ta surprizojë herë pas here.
“Pata një shpresë kur shkuam për pushime në Itali. Mendova se ndoshta aty mund të ndodhte diçka më e veçantë, por jo. PM nuk hyn te personat romantikë, por ndonjëherë bën diçka që më befason,” rrëfeu ajo me një buzëqeshje.
Gjatë intervistës, PM u përfshi në mënyrë surprizë përmes një lidhjeje me video, duke dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për Sarën.
“Sara e di shumë mirë sa shumë e dua dhe sa i rëndësishëm është ky hap për ne,” tha PM, duke konfirmuar përkushtimin dhe planet e afërta të çiftit.