Ditën e djeshme, G-Bani ofendoi gjatë debatit me Gjestin, familjarët e këtij të fundit.
Për këtë, produksioni i Big Brother VIP Albania ka marrë një vendim.
Pak minuta më parë është bërë e ditur se është anulluar televotimi, dhe në shown e mbrëmjes së nesërme do të jepet edhe vendimi për banorët që kanë thyer rregulloren!
“Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, vëllai i madh njofton se ka vendosur të anulojë televotimin aktual. Në show-n e së martës, do të komunikohen masat ndëshkuese që vëllai i madh ka ndërmarrë” thuhet në njoftim.