Edhe këtë sezon të “Big Brother VIP Albania”, mbështetësit e spektaklit kanë mundësinë ti dërgojnë banorëve mesazhe nëpërmjet platformës “Big Love”.
Mirëpo në mesin e disa prej mesazheve të sotme, ka marrë vëmendjen ai i Olta [Gixharit] për Rozana Radin.
“Siç ta kam thënë, të uroj fitoren” thuhet në mesazh, shoqëruar me një zemër.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Rozana u shpreh e bindur se para hyrjes në spektakël, Olta Gixhari ia kishte uruar fitoren, pavarësisht se motra e saj, Gerta, është në lojë.