Prej dy ditësh Majk është përfolur për një romancë të re me Blerta Veselin, Miss Universe Kosova 2020.
Gjithçka nisi pas postimeve të njëjta në Instagram, pasi çifti po darkonte në të njëjtin vend dhe si të mos mjaftonte kjo, Majk publikoi një foto të tijën në Instagram-in e Blertës.
Fotoja u fshi pak më vonë, por gjithçka mbeti në Internet.
Më pas në njëfarë mënyre, reperi pranoi lidhjen e re me bukuroshen bjonde dhe sigurisht që s’mund t’i shpëtonte pyetjeve të fansave të tij.
Dikush i ka dërguar Majkut foton e tij të publikuar në InstaStory-n e Blertës, mirëpo përgjigja e reperit s’i ka pëlqyer aspak fansit.
Majk e ka kërcënuar këtë të fundit se do t’i fusë bllok nëse flet edhe njëherë për jetën e tij private.
Na vjen keq t’ju themi por ka gjasa që e gjitha të ketë qenë lojë.
Në fakt referuar asaj çka Blerta ka thënë për fansat e tillë duket.
Dikush i ka shkruar asaj një mesazh në inbox dhe bukuroshja bjonde është përgjigjur shkurt, qart, pastër dhe pa gabime: “Qetësohu, është një lojë.”
Ndoshta Majk dhe Blertës mund t’i duket argëtuese si gjë, por në fakt të tallesh me ndjekësit nuk duket diçka e bukur./Gazeta Express/