Puthjet në buzë për Laert Vasilin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” duket se nuk kanë fund.
Ditën e sotme ai ka marrë një puthje surprizë nga Egla Ceno. Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si pjesë e sfidës që banorët nuk duhej të reagonin.
Kur ndodhi puthja në dhomën e gjumit, aty ishte Jozi, Rizarta dhe Ola. Kjo e fundit bashkë me Laertin i treguan Valbonës se çfarë kishte ndodhur, por pa treguar se kush ishte vajza që ka dhënë puthjen.
Teksa këtë po ia tregonte Rozanës, Valbona e kuptoi se bëhej fjalë për Eglën. Duke qeshur banorja i quajti të dy “të pafytyë”.






