Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një sërë postimesh ku tregon stilin e tij të jetesës luksoze, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundmi, ai ka prezantuar disa prej aksesorëve të tij personalë të punuar në ar, të cilët kapin vlera prej mijëra eurosh.
Përveç bizhuterive të shtrenjta, këngëtari ka zbuluar edhe dhuratën më të re që i ka bërë vetes — një veturë luksoze të markës Lamborghini, nga modeli më i ri.








