Disa çaste më parë, ka ndodhur një ngjarje tragjike ku një 17-vjeçare i ka dhënë fund jetës, pasi ka konsumuar një sasi fotoksinë. Burime për faxweb bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në Vaut të Dejës. Ndërkohë, ndërhyrja e shpejtë e familjarëve nuk e ka ndalur ngjarjen tragjike.
Shtetësja me iniciale M. GJ. ndodhet në Morgun e Spitalit të Shkodrës, ndërsa Policia po heton mbi shkaqet që e çuan 17-vjeçaren drejt aktit tragjik.
Gjithashtu, uniformat blu janë duke u marrë në pyetje familjarët e viktimës për të mësuar edhe arsyen e këtij akti.






