Nëna e Shpat Kasapit, Gjylymser Kasapi, ka reaguar së fundmi me një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që kanë qëndruar pranë familjes në këto momente të vështira dhe të dhimbshme.
Përmes fjalëve të saj, ajo ka falënderuar miq, familjarë dhe të gjithë dashamirësit që kanë treguar solidaritet dhe respekt gjatë kësaj periudhe të rëndë.
Një falënderim i veçantë në mesazhin e saj i është drejtuar nuses së Shpatit, Selvijes, të cilën Gjylymser e përshkruan me superlativa si një bashkëshorte të devotshme dhe një nënë të shkëlqyer për nipin e saj të vogël, Roelin.
“Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj Selvijen time të dashur, shpirtin e shtëpisë së Shpatit, e cila ishte jo vetëm një bashkëshorte e përkushtuar, por edhe një nënë e shkëlqyeshme,” shkruan ajo, duke shtuar se faktin që Shpati ndërroi jetë në krahët e saj.





