Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vdekur dje në Prishtinë, ndërsa i dyshuari per privimin nga jeta është babai i tij.
Babai i tij tashmë i arrestuar i është konfiskuar a.rma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari pas këtij veprimi, ka thirrur Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe u ka thënë atyre se “ejani se e v.rava djalin”.
Ngjarja tragjike ka ndodhur dje rreth ores 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.
Ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin. /Express/