Bateristi Patris Berisha ka shkruar disa fjalë për vdekjen e të riut, Albert Krasniqi.
Berisha përmes një postimi në Facebook me disa fjalë ka shprehur mërzinë për vdekjen e shokut të tij.
“Ahhhh bre Albert …Pusho i qete o bruda jem!”, ka shkruar Berisha.
Përveç Patrisit, edhe shumë miqë të tjerë të Albertit shkruajtën për vdekjen e tij.
Albert Krasniqi dyshohet se u v.ra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.
Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i arrestuar.
Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë.
Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë./Express/