Endri Çekiçi ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe në sy ra mungesa e një urimi nga ana e Megi Pojanit, e cila edhe pasi janë kapur ‘’matt’’ nuk e ka pranuar asnjëherë romancën me futbollistin.
E në festën e 26-vjetorit të këtij të fundit padyshim se nuk ka munguar moderatorja dhe këtë e zbuloi motra e saj Ina Pojani.
Ina ka ndarë një video në të njëjtin ambient me Çekiçin ndërsa në pamjet tjera duket edhe Megi duke festuar e kërcyer.
Futbollisti i njohur ka zgjedhur të festojë me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një vilë restorant afër Durrësit.