Meti Alshiqi u eliminua dje nga “Big Brother VIP Kosova” pas disa debateve të ashpra që pati me një tjetër banor, Blerandon.
Madje, në rrjet thuhet se Meti ka ushtruar dhunë fizike ndaj Blerandos, pamje të cilat nuk u lejuan të transmetoheshin.
Kaq mjaftoi që “Big Brother” të merrte vendimin e menjëhershëm dhe të njoftonte largimin e Matit nga reality show me një zarf të zi.
Por për ironi, pak para se të merrej ky vendim, programi bëri një postim në rrjetet sociale për të treguar se pavarësisht keqkuptimeve që mund të kenë dy persona, në këtë rast Meti dhe Blerando, të gjithë duhet të marrin një shembull prej tyre pasi të rregullojnë raportet me ‘ urtësi’.
Blerando dhe Meti qetësojnë gjakun, bëjnë shembull për të tjerët”, thuhet në artikull.
Ne besojmë se Meti dha një shembull të mirë… apo jo?