Të gjithë mezi po e presin Big Brother VIP. Personazhet që kanë qenë brenda në sezonin e parë ishin figura të njohura për publikun, që më pas fama e tyre është rritur më shumë.
Tashmë në media dhe rrjete sociale janë duke qarkulluar disa emra të mundshëm si kandidatë për spektaklin e radhës. Ata janë të preferuar për publikun dhe priten në shtëpi.
Eva Murati, Kejvina Kthella, Ledri Vula, Shpat Kasapi, Fatjon Kuqari, Vini Veli, Roza Lati janë disa nga emra që po lakohen.Në lidhje me spektaklin Arbana ka deklaruar se në shtator do të kenë planin gati. Ndërkohë që spektakli pritet të fillojë në fund të dhjetorit ose janarit.
Në sezonin e dytë pritet të ketë një numër më të madh banorësh sesa edicioni i parë, kohëzgjatja do jetë akoma dhe më e madhe se 130 ditë që ishte këtë herë, cmimi i madh do jetë po ashtu ndryshe këtë herë.
Përflitet se do jetë 200 mijë euro. As këtë herë nuk do mungojnë shqiptarët e Kosovës, por me siguri do ketë edhe nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, po ashtu edhe shqiptarë vipa që jetojnë dhe zhvillojnë karrierën e tyre jashtë.
Kujtojmë se Arbana është në pritje të ëmbël, ajo dhe Eduarti do të shtohen së shpejti me një vajzë dhe moderatorja do jetë gati për ekranin pikërisht në fund të këtij viti.