• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Tuesday, December 9, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

37-vjeçarja në Tiranë vritet me thikë nga motra e madhe, zbulohet motivi i ngjarjes

VeqShqip by VeqShqip
September 3, 2023
in Lajme
0
37-vjeçarja në Tiranë vritet me thikë nga motra e madhe, zbulohet motivi i ngjarjes
0
SHARES
847
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vrasje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë në rrugën e Kavajës. Një 37-vjeçare me emrin Amanda Pushani u gjet e pajetë.

Autore e kësaj ngjarje dyshohet të jetë motra e madhe saj, e cila është vënë në pranga nga policia. Ajo është Marsela Pushani, 40 vjeç. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti mes të dyjave.

“Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen Marsela Pushani, 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen Amanda Pushani, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet. Familjarët kishin njoftuar se 37-vjeçarja kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Por ka qenë autopsia që ka zbuluar se e reja ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve me thikë.

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se 37-vjeçarja është goditur një herë me thikë poshtë stomakut. Sipas të njëjtave burime, 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe ky fakt herë pas here ishte shkaktar i zënkave mes dy motrave.

Fillimisht familjarët nuk kanë treguar në polici dhe e kanë raportuar vdekjen si natyrale. Por pas autopsisë u zbulua e vërteta. Viktima jetonte në një banesë me motrën dhe nënën e tyre. Sipas të njëjtave burime, Amanda Pushani prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike.

Kjo ka qenë arsyeja se pse herë pas here mes dy motrave kishte zënka.

Marsela Pushani ka dëshmuar në polici se ditën e ngjarjes Amanda është përplasur me nënën dhe me të. 37-vjeçarja ka marrë më pas thikën duke i kërcënuar.

Në momentin e përleshjes, Marsela Pushani i ka marrë thikën nga duart dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar të motrën duke i marrë jetën. Autorja me profesion mësuese ka deklaruar se nuk donte të vriste të motrën, por gjithçka ndodhi në pak momente.

Previous Post

Çfarë ndodhi? Ermal Fejzullahu në gjendje jo të mirë shëndetësore

Next Post

‘Amanda ishte e alkoolizuar dhe agresive’, 40-vjeçarja që vrau motrën: Veprova për vetëmbrojtje, na kërcënoi mua dhe mamanë

Next Post
‘Amanda ishte e alkoolizuar dhe agresive’, 40-vjeçarja që vrau motrën: Veprova për vetëmbrojtje, na kërcënoi mua dhe mamanë

‘Amanda ishte e alkoolizuar dhe agresive’, 40-vjeçarja që vrau motrën: Veprova për vetëmbrojtje, na kërcënoi mua dhe mamanë

  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

December 3, 2025
Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

December 3, 2025
Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

November 26, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.