Ditë më pare u raportua në media, më saktë nga Kryefjala se Donaldi kishte parkuar makinën poshtë apartamentit të Borës diku në Kodrën e Diellit dhe u tha se dyshja ishte takuar në apartamentine moderatores.
Lajmi bëri xhiron në rrjet, ndaj Bora Zemani vendsoi të reagonte më në fund edhe pse jo drejtpërdrejt. Moderatorja ka publikuar disa foto nga apartamenti i ri që u tha se e ka blerë së fundmi, por ajo që ra në sy ishte mbishkrimi.
“Pluhur ka po s’ka profesionist”, ka shkruar Bora duke quajtur jo profesionale lajmet. Por si është e vërteta? A u takuan dy-ishët apo jo?
Sipas asaj që raporton Pamfleti, bëhet me dije se Bora Zemani ka shfaqur të vjella dhe Donaldi paska shkuar për t’u interesuar për shëndetin e saj. Bora do mungojë në Përputhen Prime që do jepet sonte në darkë dhe atë e ka zëvendësuar Elona Duro.
Puntata e sontme është xhiruar, e drejtuar nga Elona Duro, që nuk e ka për herë të parë që zëvendëson Borën, pasi e ka bërë dhe ehrë të tjera, madje me shumë sukses.
Po me Borën dhe Donaldin, cfarë do ndodhë pas këtij takimi? A ka ndryshuar gjë në raportin e tyre pas kësaj vizite apo jo? Këtë e dinë vetëm ata dy, protagonistët kryesorë të “telenovelës” që ka bërë për vete gjithë shqiptarët.