Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Në media raportohet se është qëlluar në drejtim të një makine tip “Land Rover”. Për pasojë ka mbetur i vdekur një i ri rreth moshës 35 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur pika kontrolli të shumta në hyrje të Tiranës.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve. Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.