Modelja Beniada Nishani është bërë pjesë e një rubrikë të re në emisionin “E diell” së bashku me moderatoren Argjira Spanca. Deri tani ajo ka funksionuar 100%.
Mes të tjerash, ato janë bërë pjesë e një loje ku duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve rreth njëra-tjetrës, ku është pyetur nëse ka ngelur ndonjëherë pa ngrënë.
Ish-banorja e Big Brother VIP (sezoni 1) tha se i është dashur të ngelë disa herë pa ngrënë, jo vetëm që të ishte më e dobët, por edhe të kursente para.
Beniada: “Kam ngelur disa ditë pa ngrënë. Ishte periudhë e vështirë, nuk kapja shumë punë si modele se nuk isha e dobët dhe agjencitë kërkonin vajza të vogla”.
“Shkaku ishte se nuk punoja dhe nuk doja shumë harxhime dhe kurseja, nuk harxhoja në restorante. Por këto momente i kalojnë të gjithë, apo jo?” – u shpreh Beniada.
Sa mirë kur dikush ka kurajo ta thotë se nuk ka patur lekë dhe ka jetuar me aq sa ka mundur. Shumë respekt për Beniadën. Ajo tregohet gjithmonë shumë e sinqertë.