Trekëndëshi Donald-Bora-Trixa vazhdon të përflitet edhe pas përfundimit të Big Brother Vip. Trixa dhe Donaldi u ndanë menjëherë pasi mbaroi BBV, ani pse sqarime për këtë nuk ka dhënë asnjëri prej tyre.
E pas ndarjes, Donaldi ka përfituar nga kjo mundësi duke i shkuar nga pas moderatores Bora Zemanit. Sipas raportimeve të fundit nga mediat rozë thuhet se çifti kanë pasur dy takime, një në apartamentin e Borës e një në Vjenë.
Se si qëndron e vërteta ende nuk dihet, pasi që asnjëri nuk janë deklaruar. Në anën tjetër, fansat janë të bindur që Bora dhe Donaldi po bëjnë përpjekje për t’u ribashkuar.
Të njëjtit mendim si ta qenka edhe Alban Ramosaj, i cili ka ironizuar me të dy në një koment që ka bërë diku në rrjetet sociale. “@vipatebotoksit t’kisha aq lek unë do blija 2 shtëpi në Kosovë dhe 2 shtëpi, në Tiranë dhe 1 milion followersa dhe pushime në Vienë”, ka shkruar Albani.
Se si do të shkojë tutje rrjedha e ngjarjeve, a do ketë sërish ribashkim mes Borës e Donaldit, kjo mbetet të shihet ditëve në vijim. Ndërkohë, sot Trixa ka paralajmëruar projektin e ri “Ma shumë se ti”, ku po aludohet se është një dedikim për aktorin Veshaj.
Përsa i përket Albanit, ai ka vendosur të bëjë pak kohë pushim duke mos sjellë këngë të reja për publikun, por duke punuar këngë të reja në studio që do të publikohen gjatë verës.