Koreografi dhe kërcimtari Tan Brama i ftuar në emisionin ‘Why Not’ ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. Ai ka rrëfyer se e ka marrë ftesën për t’iu bashkuar kësaj eksperience natën e Vitit të Ri. Tan Brama tregon gjithashtu edhe presionin me të cilin është përballur duke qenë se shtëpia ishte nën monitorim nga kamerat 24 orë.
“Jam munduar ta ruaj veten, kanë qenë emocione shumë të mëdha. Unë më datë 31 dhjetor e mora ftesën, ka qenë dhurata më e bukur për natën e Vitit të Ri edhe pse nuk ja thashë familjes. Thashë do ta mendoj. Kisha kohë vetëm 4 ditë dhe më datë 4 do shkoja. Unë i thash Ok direkt, por gjatë rrugës nuk e dija çfarë do ndodhte. Hyra brenda, aty është loja, se unë i shikoja dhe nga jashtë dhe i shikon me sy tjetër se si do sillen me Tanin.
A do jenë të njëjtët? Unë njihja Donaldin, Trixën, Ilirin dhe është pak presion sepse ti nuk shprehesh, nuk thua diçka se çfarë ka ndodhur jashtë. Edhe këngën time që kisha bërë nuk ja thosha dot, pavarësisht se ja thashë që kam bërë një këngë. Kjo është trysnia ajo që ti nuk e thua dot. Nuk fut dot gishtin te veshi sepse ke kamera gjithandej (qesh).”, tha ai.