Deklarata e Donaldit para dy ditësh në Instagram u diskutua edhe në studion e “Shqipëria live” ku gazetarë të ndryshëm dhanë opinionet e tyre në lidhje me situatën e krijuar.
“Do të kishte fituar BBV nëse do të ishte me Borën, një pjesë e madhe e publikut nuk ia fali kurrë dhe nuk ia fali as pjesën që ai u bë pishman”, tha gazetari Flavio Qarri.
Sipas gazetarëve akoma ndjekësit shkruajnë për tradhtinë që Donaldi i bëri Borës, duke treguar influencën që ka pasur në publik.
Kryefjala e mediave ka qenë lidhja e Borës dhe Donaldin e cila ka pasur uljet dhe ngritjet e saj.
Gjatë periudhës që Donaldi ishte brenda shtëpisë së “BBV” krijoi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, ndërsa rrjedha e gjithçkaje ndryshoi.
Kjo gjë acaroi edhe më shumë ndjekësit të cilët vijuan me një lumë akuzash dhe komentesh ndaj Donaldit dhe Beatrix.
Pas mbarimit të programit gjërat midis tyre mbaruan shpejt duke i dhënë fund lidhjes së tyre disa javore.
Deri më tani akoma nuk ka reagime, se si kanë vijuar gjërat pas deklaratës së aktorit për të rifituar Borën.