Gjatë ditës së djeshme, Beatrix Ramosaj ka publikuar këngën e dytë pas daljes nga “Big Brother VIP”.
“Ma shumë se ti”, titullohet kënga e cila erdhi në bashkëpunim me Dj Geek, shkruan lajmi.net.
Teksti i kësaj kënge është dedikim ndaj Donaldit.
Përmes këngës, Trixa zbulon shumë rreth lidhjes së tyre.
Por përtej kësaj, një detaj që mori vëmendje në klip ishte veshja e Trixës, ku gjatë qëndrimit në shtëpinë e madhe, Donaldi kishte treguar se pëlqen shumë personazhin e Spiderman, ndërsa kjo e fundit është kujdesur që veshja në klipin muzikor të jetë e një ‘heroine’, bëhet fjalë për personazhin Catwoman.
“Unë të deshta, ti më përdore”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës.
Kënga si duket u pëlqye shumë, dhe për 14 orë ka grumbulluar afër 400 mijë klikime.
Ndryshe Donaldi dhe Trixa u ndaë katër ditë pas përfundimit të “BBV”.