Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, ka bërë disa ndryshime në fizikun e saj. Fillimisht, 23-vjeçarja vendosi balonin gastrik për të rënë në peshë e më pas iu nënshtrua një ndërhyrjeje në gjok s për ta zmadhuar atë.
Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram ku zbuloi një ndërhyrje tjetër që ka bërë dhe foli për problemet me kilogramët e tepër dhe ankthin.
Tea tregoi se vitin e kaluar ajo ka qenë më e dobët se kurrë dhe përsëri dëshironte të ishte më mirë pasi lexonte komentet në rrjet. Duke zbuluar eksperiencën e saj, ajo e këshilloi ndjekësen që “ta dojë veten siç është.”
“Sado moral të të bëj unë, nuk do të ndihesh më mirë dhe nuk ka për të të ikur ky stresi deri në momentin që do vendosësh të duash veten tënde ashtu siç je.
Një tjetër ndjekës i ka kërkuar asaj një këshillë për problemet me ankthin. Këtu Tea zbuloi se vuan vetë nga ankthi dhe po këshillohet e një psikolog për ta ndihmuar.
“Për këtë nuk të këshilloj dot sepse vuaj vetë nga ankthi edhe akoma nuk i kam bërë dot derman. Nuk di si ta heq. Sigurisht duhet të këshillohesh me një psikolog, sepse profesionistët e asaj fushe janë të vetmit që mund të të ndihmojnë. Këtë po bëj edhe unë.”
Gjithashtu ish-konkurrentja ka zbuluar se po bën një ndërhyerje edhe në buzë. Ajo u shpreh se kishte kohë që donte t’i frynte buzët, por kishte frikë, megjithëse, sipas saj, nuk ishte një proces që shkakton dhimbje.