Pas daljes nga Big Brother VIP, disa nga ish-banorët kanë ruajtur raporte miqësore dhe shpesh takohen me njëri-tjetrin. Së fundmi çifti Sara Berisha dhe Pajtim Krasniqi, i njohur si Dj PM janë takuar me Kledi Hysën.
Sara ka postuar një video ku shihet duke filmuar Kledin, i cili është i përqendruar në celularin e tij. Nga ana tjetër Dj Pm i thotë se ka kuptuar se gjithçka është e planifikuar pasi dëgjoi partneren e tij duke i thënë që të sillet sikur nuk e ka mendjen.
“Gënjeshtra, gjithçka e montuar”, thotë Dj Pm.
“Më shpëtoni nga këta të dy, shkruan Sarah krahas videos.