Adrola Dushi ka folur për herë të parë për Fifin, pasi ajo dhe ish-partneri i saj Adis Patushi zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë. E ftuar në Why Not, Adrola tha se Fifi është një artiste që meriton shumë lumturi në jetë.
“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”, u shpreh Adrola.
Kujtojmë që Adrola dhe Adisi janë prindër të një djali Troi.