Sapo është mbyllur nata e parë gjysmëfinale e Eurovizion 2022, që këtë vit mbahet në Torino të Italisë. Sot kënduan 17 shtete, nga të cilat 10 shkuan në gjysmëfinale.
Shqipëria nuk arriti dot të kualiifkohej për finalen e madhe të 14 majit. Kujtojmë se ishte pikërisht Ronela Hajati ajo që këndoi e para sonte dhe mund të thuhet pa frikë që e “ka djegur” skenën.
E veshur e gjitha me rozë dhe e shoqëruar nga katër balerinë dhe koreografja e njohur, Klaudia Pepa, artistja ka bërë një performancë shumë të nxehtë, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.
Madje ka marrë edhe shumë duartrokitje, ku nuk kanë munguar as flamujt shqiptarë që valviteshin në sallën e madhe të Eurovisionit.
Kujtojmë që Ronela ka bërë mjaft zhurmë këtë Festival, pasi veshja dhe perfomanca e saj është kthyer në temë diskutimi jo vetëm në Shqipëri, por kudo.
Ishe vetë faqja zyrtare e Eurovizionit që i censuroi këngëtares shqiptare disa foto nga provat pak ditë me parë me arsyetimin që ishin për moshën mbi 18 vjec.