Këngëtarja Ronela Hajati është shfaqur super entuziaste pasi performoi e para në natën e parë gjysmëfinale të Eurovizionit Ajo ka publikuar një video në Instagram ku e emocionuar fton të gjithë të votojnë numrin 1.
“Jemi Live nga Torino. Kurrë në jetën time nuk kam patur kaq emocione sa sot. Mos harroni të votoni me numrin 1 kur të hapet linja. Shqipëri deri në v dekje. Na votoni!!!
Po dola në finale nuk e di çfarë do bëj. Kanë qenë emocionet më të forta në jetën time. Ju dua shumë”- shprehet Ronela teksa shfaqet pranë delegacionit shqiptar.
Këngëtarja dhuroi një super performancë shpërthyese. Ajo na përfaqëson me këngën “Sekret” që në versionin përfundimtar erdhi në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
Kujtojmë se nga 17 shtetet pjesëmarrëse në gjysmëfinalen e sotme, 10 prej tyre do kualifikohen në finale. Votimi do zgjasë shumë pak dhe do jetë menjëherë pasi të mbarojnë të gjitha perfomancat.
Ronela duket shumë e qeshur dhe padyshim plot emocione. Ndërkohë, më herët, artistja ka publikuar edhe mënyra se si do të mund të votohet për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet kjo.