Sonte është duke u mbajtur gjysëmfinalja e parë e Festivali të Këngës në Europë “Eurovision 2022”.
Shqipëria ishte shteti i parë që performoi në natën e parë të këtij Festivali, shkruan lajmi.net.
Ronela Hajati përfaqëson Shqipërinë me këngën e saj “Sekret”.
E si duket performanca e saj është ndjekur me shumë vëmendje, teksa televizioni i njohur britanik ka komentuar një pjesë të performancës.
Në një moment gjatë prezantimit të saj Ronela vallëzon duke rrotulluar kokën e saj dhe kjo duket se i ka rënë në sy gjigantit publik britanik.
“Kur taksi vjen në 5 dhe ju ende keni nevojë t’i thani flokët e juaja. #Albania #Eurovision”, ka shkruar BBC 3 në Twitter.
Në natën e sotme performojnë 17 shtete ku 10 prej tyre kalojnë në finale.