Reperi i njohur shqiptar, Gjiko ka ndarë disa video në Instastory ku shihet bashkë me vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj.
Reperi nga Kosova vë në dukje ngjashmërinë që ka më vëllezërit Veshaj ndërsa shprehet: “Sapo mora vesh që kisha dy vëllezër binjakë.”
Mesa duket reperi do të jetë i ftuari i radhës në emisionin e tyre. Kujtojmë që Gjiko ka qenë mjaft i përfolur kohët e fundit pas akuzave për abuzim se***al.
Vetë reperi ka mohuar një akuzë të tillë ndërsa gruaja e tij, Elita ka qenë mbështetja më e madhe. Po ashtu nuk ka munguar mbështetja dhe nga fansat e tij.
Ndërkohë Romeo dhe Donaldi përvec emisionit të përjavshëm “Më lër të flas”, vazhdojnë të bëjnë namin me koncerte bashkë me Elgit Dodën.
Gjithashtu Donaldi vazhdon e të përflitet cdo ditë për historinë e tij të dashurisë me Bora Zemanin, që duket se janë rikthyer sërish bashkë.