Pak ditë më parë në rrjet qarkulluan lajme se Eva Murati është zhgënjyer nga lidhjet me shqiptarë dhe është në kërkim të dikujt të huaj.
Shkak u bë një video e moderatores në Tik Tok, ku thuhej se djemtë që jetojnë në Shqipëri nuk janë tipi i saj. Evës i ka dalë përpara një lajm i tillë dhe moderatorja nuk është përmbajtur, teksa ka përmendur gjyqin për shpifje.
“Eva Murati e zhgënjyer nga lidhja e fundit? Moderatorja tani po kërkon dikë të huaj”, është titulli i lajmit ku Eva ka komentuar e revoltuar: Kjo është shpifje, ku jeni bazuar? Doni të hidhni baltë mbi emrin tim të mirë pasi nuk arrini dot me mund e talent të bëni atë që bëj unë, të lartësoj emrin e Shqipërisë me cilindo projekt që kam, prandaj botoni lajme të tilla për të degraduar figurën time. Kjo është shpifje, do shihemi në gjyq!