“Përputhen” ka qenë një ndër progamet që tërhoqi vëmendjen e publikut që në sezonin e tij të parë. Krahas ndryshimit të moderatorëve dhe opinionistëve, autorisa ka qenë gjithmonë nën emrin e Olsa Muhametit.
Por sezoni i ri i këtij programi do të vijë me ndryshime rrënjësore. Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se jo vetëm që Bora Zemani nuk do të jetë më moderatore në “Përputhen”, por as Olsa Muhameti nuk do të jetë më producente.
Sipas burimeve Lori Hoxha ka marrë përsipër këtë produksion duke ardhur si producente, ndërsa moderimi do ti besohet Ori Nebiaj e cila është prej vitesh pjesë e familjes së Top Medias.
Gjithashtu mësohet se po rinovon programin me disa ndryshime, duke e afruar akoma më shumë me formatin italian “Uomini e Donne”.
Ndërkohë asnjë nga emrat e lartëpërmendur ende nuk ka konfirmuar asgjë. Ndërkohë që një tjetër emër që është përmendur për të zëvendësuar Borën është edhe Elita Rudi.
Elita ka qenë disa herë e ftuar në rolin e opinionistes në “Përputhen Prime” gjatë këtij sezoni. E duket se publiku do ta shohi edhe në një rol tjetër në atë program. Ata e kanë pyetur Elitën se përse nuk bëhet ajo moderatorja e emisionit, pas ikjes së Borës. Dhe përgjigja e Elitës na la shumë dyshime. Moderatorja ktheu një përgjigje të tipit “pse jo, edhe ndoshta” duke na lënë të mendojmë se ndoshta ky është një ndër planet e saj.