Meridian Ramçaj ka komentuar krisjen e miqësisë së ngushtë të Ilir Shaqirit dhe Sabianit, pasi ky i fundit nuk i shkoi as në dasmë balerinit. Duke ironizuar Sabianin, Meridiani u shpreh se çfarëdo që të ndodhte, vëllait të tij do i shkonte në dasmë.
“Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t’i shkoja në dasmë, nuk e di çfarë gjëje e keqe ka qenë por prapë vëllait do i shkoja në dasmë”, tha ish-banori në “Fitstation”.
Meridiani foli dhe për konfliktin mes Ilirit dhe Tan Bramës ku dhe këtu duket se nuk i kurseu ironitë duke thënë se Tani nuk ka nevojë për fituesin e “BBVIP”.
“Çe do Tani Ilirin, ai ka 4.5 milionë ndjekës në Instagram”, tha Meridiani.