Fifi ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj, e ftuar këtë të shtunë në “A Live Night”. Fifi tregoi gjatë intervistës që është bullizuar që fëmijë në shkollë, por pas moshës 17-vjeçe, nuk ka lejuar askënd ta fyejë apo paragjykojë.
Fifi: Që kur isha fëmijë e kam pasur bullizimin të pranishëm në jetën time. “Ti s’din shqip, nuk din të flasësh, je e trashë”. E kam diskutuar me mijëra herë dhe s’dua ta përsëris sepse nuk më jep energji shumë të mirë. Kam qenë fëmijë shumë i ndrojtur, deri në shkollën e mesme. Kam pasur në klasë dy tre shoqe, por kam ndërruar shkollën sepse mami filloi të punonte në një shkollë në Prishtinë. Ajo na mori atje që të na kishte nën kontroll, shtëpinë e kishim larg dhe bënim rrugën bashkë. Ishte problem për mua të krijoja shoqëri të re.Ndryshimi im ka filluar në shkollë të mesme kur isha 17-vjeçe. Ngaqë kam dëgjuar gjithë kohës njerëz duke më ofenduar e sharë, skam reaguar kurrë, por erdhi momenti kur nuk mund të duroja më. Nga ai moment nuk jam ndalur më dhe kam thënw çdo gjë që kam menduar mirë apo keq. Nuk jam neri që të them një gënjeshtër për të bërë qejfin.
Pasioni i madh për muzikën, nuk e ka lënë të dorëzohet edhe pse është përballur me sfida të mëdha gjatë kohës para se të bëhej e famshme. Ajo tregoi se ishin pikërisht këto vështirësi që e bënë atë të jetë aty ku është sot.
Fifi: Ku kam shkuar e kam pasur mamin pas vete. Të gjitha llojet e kompeticioneve që kam marrë pjesë i kam thënë vetes “Fif mundesh me e provu se ndoshta bëhesh një ditë, njerëzit do të pranojnë”. Mamin e kisha pas vetes që më thoshte do të bëhesh një ditë. Mos të kishte qenë kthimi nga Gjermania, kompeticionet, dështimet e njëpasnjëshme, studiot që nuk kanë besuar që mund të bëhem një ditë, mos të kishin qenë këta njerëz që më thonin s’do të bëhesh kurrë, je e shëndoshë duhet të dobësohesh, unë nuk do të isha bërë kurrë kjo që jam sot. Unë kam një defekt të vogël fare, duhet të kem inat që të bëj diçka. Nëse i kam punët në terezi nuk më shijon ta bëj diçka. Sa kam qenë një “ghost” artist nëpër studio, ishte e rëndë për mua por thoja që artistët do të marrin vesh kush jam unë. Prapë e shihja që s’kishte asnjë lëvizje, mora pjesë nëpër “Top Fest-e”. Prapë rrija në vend nuk ngrihesh. E mbaj mend veten me biçikletë, nga ora tre pasdite deri në katër të mëngjesit shkoja në shpi nga studiot. Mbaroja mësimin në orën 3 në fakultet sepse kam studiuar për regji teatri. Ishte një byrektore studenti atë kohë, unë blija gjysëm byreku se s’kisha lekë të merrja një të plotë dhe e haja në biçikletë.
Artistja është shprehur se prindërit e saj kanë bërë gjithçka që këngëtares të mos i mungonte asgjë, madje kanë shitur edhe florinjtë që Fifi të arrinte gjërat që sot ka.
Fifi: Që nga mosha 6-vjeç a 7-vjeç deri në 22-vjeç me qenë të gjithë me valixhe në dorë është shumë e rëndë psikologjikisht. Për këtë arsye unë ia di rëndësinë çdo gjëje edhe më të voglës. Dua pak, por e dua me nder. Për këtë arsye çdo njeri që nuk ka e respektoj më shumë se një njeri që ka. Ata që kanë nuk i vlerësojnë gjërat që kanë ndërsa ata që nuk i kanë i’ua dinë vlerën.Unë jam njeri që kam dashur gjithmonë të bëj krenar babin dhe nënën, ishalla e kam arrit qëllimin. Ata kanë shitur të gjithë floririn që kanë pasur për mua. Nëse unë them që kam sakrifikuar për ta, skam bërë asgjë. Ata më kanë dhënë mundësinë të jetoj që është gjëja më e bukur në botë. Nëse diçka në botë për mua është e shenjtë, për mua janë ata të dy.