Sara dhe Dj PM janë shumë të rezervuar rreth lidhjes së tyre, aq sa në rrjet aludohet shpesh për ndarje. Mirëpo dyshja janë bashkë dhe gjërat mes tyre po shkojnë për bukuri.
Blogerja ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre e ka pyetur nëse lëndohet kur njerëzit i shkruajnë komente të pavërteta në lidhje me PM.
“Njerëzit atë punë kanë! Gjithmonë e kanë diçka për të thënë, si për mirë, si për keq. E rëndësishme është që ne jemi në rregull me njëri tjetrin…”, është përgjigjur Sara.