Blero dhe Afrona po përfliten prej kohësh se janë në krizë me njëri-tjetrin, por asnjëri prej tyre nuk ka preferuar të na tregojë më shumë detaje nga jeta e tyre në çift
Megjithatë ka qenë babai i Bleros ai që ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka treguar se mes Bleros dhe Afronës ka një krisje në raportin e tyre.
“Dua të bëhem shumë i sinqertë, e kam pyet, më ka thënë babi e kemi një krizë. E kam pyetur çfarë janë këto që po i lexoj nëpër media, më ka thënë mos u merr me to, e kem pak një krizë”, ka thënë babai i këngëtarit.