Arjan Tase, autori i vrasjes së fëmijës në Potam ka deklaruar në dëshminë e tij në Polici se skafi kishte pësuar defekt teknik në momentin kur ndodhi ngjarja që i mori jetën të miturit.
Pushuesit e kanë nxjerrë blof duke thënë se e kanë parë ngjarjen nga afër dhe se nuk kanë vënë re asnjë defekt teknik siç pretendon polici.
“Skafi është afruar në breg dhe ka bërë një manovër kthimi indietro dhe në këtë moment helika ka goditur fëmijën, ndërsa drejtuesi nuk ka qenë aspak i vëmendshëm për të shmangur atë.”-deklarojnë pushuesit nga vendngjarja.
Në pamjet e para të bëra publike nga JOQ, dëgjohen ulërima dhe sharje drejt Tases dhe shoqërueses së tij, duke e quajtur këtë të fundit monstër.