Në aparatin informativ rëndësi kanë dy tregues krejt të veçantë për këtë botim. Një numër librash kanë në kopertinë a frontespic, në disa raste dhe në faqe të tekstit, vula, etiketa, autografe, kushtime; madje një pjesë e madhe e tyre janë të dorëshkruara.
Për të dhënë jo vetëm një panoramë të historikut të pasurimit të fondeve të BKSh-së, por, edhe për të vënë në dukje marrëdhëniet njerëzore të dëshmuara përmes shkëmbimit dhe/ose dhurimit të librave, si dhe vlerën që këto elemente përshkruese marrin në rrethana të tilla, janë hartuar edhe:
Treguesi i autografeve, kushtimeve, dhuruesve, personave apo institucioneve që u janë dhuruar librat dhe 8. Treguesi i vulave. Treguesit janë të renditur alfabetikisht. Për çdo numër rendor të librit janë dhënë numrat e vendit të ekzemplarëve që kanë të dhëna të tilla.
Duke qenë punimi i parë bibliografik retrospektiv për periudhën në fjalë, mirëpritet çdo informacion, vërejtje, sugjerim dhe/ose këshillë, që do të ndihmonte në plotësimin e mëtejshëm të kësaj bibliografie, me botime të munguara, dhe si rrjedhojë të paregjistruara në këtë vepër.
View this post on Instagram