Secili emër shoqërohet me numrin rendor që mban në bibliografi, si dhe rolin që luan në atë libër, pra është autor kryesor, autor i një pjese në tekst apo parathënieje, përmbledhës, piktor etj.
Përmban titujt e librave, shoqëruar dhe me autorin. Për titujt e njëjtë janë dhënë edhe viti i botimit ose vendi i botimit apo numri i faqeve.
Pasqyrohen të gjithë botuesit, entet botuese, shoqëritë botuese, shtypshkronjat. Treguesit e mësipërm janë të renditur alfabetikisht dhe çdo zë është i shoqëruar me numrin rendor që zë në bibliografi.
Pasqyron të gjithë numrat rendorë të librave sipas vitit të botimit nga viti 1913 deri në vitin 1944. Librat pa vit botimi janë vendosur në fillim të këtij treguesi. Për librat pa vit botimi, për të cilët, përmes të dhënave, është mundësuar përafrimi i dekadës së botimit, është bërë shënimi përkatës në skedë dhe në tregues duke e kufizuar me kllapa katrore.
View this post on Instagram