Qenushja e Beatrix Ramosajt, Bella, ka festuar së fundmi 6 vjetorin. Këngëtarja është shumë e lidhur me të dhe këtë ditë të veçantë nuk e ka kaluar pa një festë.
Beatrix ka festuar ditëlindjen e Bellës në një lokal në Tiranë vetëm me personazhe VIP si Genta Ismajli dhe Usta, Shkurte Gashi dhe familjarë të saj. Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale foto nga festa ku shihet një tortë e personalizuar.
Ajo dhe të pranishmit i kanë kënduar qenushes dhe këngën e ditëlindjes.