Fillimi relativisht vonë i veprimtarisë së organizuar bibliografike në vendin tonë ka diktuar nevojën e përgatitjes së bibliografive retrospektive me qëllim mbushjen e zbraztive dhe zonave gri, sidomos për librin shqip të periudhave të hershme të zhvillimit të tij.
Mund të thuhet se tashmë në Shqipëri ka një traditë në përgatitjen e bibliografive të librit bazuar në parime profesionale bashkëkohore dhe të përditësuara, çfarë sigurisht përbën një mbështetje edhe për hartimin e bibliografive retrospektive, pavarësisht specifikave dhe delikatesës së tyre.
Qëllimi kryesor i bibliografisë retrospektive shqiptare në stadin e saj të sotëm është krijimi dhe qarkullimi i informacionit bibliografik të munguar. Projekti madhor i përpilimit të Bibliografisë Retrospektive të Librit Shqip.
View this post on Instagram